Totti nis punë të re, hap dy biznese

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Francesco Totti ka nisur një aventurë të re. Legjenda e Romës ka njoftuar hapjen e dy firmave për këshillimin e klubeve dhe lojtarëve.

Totti përmes profileve në rrjetet sociale komunikoi bizneset e reja.

“Fillova një aventurë të re. Unë jam krenar të njoftoj se kam krijuar dy kompani këshilluese dhe ndihmëse për klube dhe futbollistë me qendër në Romë”, njoftoi Totti.

Federico Chiesa dhe Sebastiano Esposito pritet të jenë lojtarët e parë që do t’i besojnë biznesit të Tottit për këshilla në karrierë.

Të ngjashme