Tragjike, ylli i Atalantës po lufton me jetën

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Lojtari i ri i Atalantës, Andrea Rinaldi, po lufton me jetën pas një problemi në tru. Ai ka marrë një goditje në tru në formën e hemoragjisë dhe gjendja e tij nuk është aspake mirë.

Futbollisti 19-vjeçar ra në gjendje kritike të premten dhe ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve. Rinaldi është i shtruar në spitalin e Vareses. Ai është klasifikuar si një pacient në gjendje shumë të rënduar, pavarësisht se nuk ka vdekur.

Mesfushori po luan si i huazuar te Legnano që luan momentalisht në grupin B të Serie D. Kampionati i tij është pezulluar, por duket se Rinaldi po luan ndeshjen e tij më të rëndësishme, atë me jetën!

Të ngjashme