Trajneri kosovar tregon strategjinë pas mungesës së Muriqit

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Kosova zhvillon nesër ndeshjen vendimtare ndaj Çekisë për kualifikimet “Euro 2020” në ‘Doosan Arena’ me fillim nga ora 20:45.

Përfaqësuesja e Kosovës futet në këtë ndeshje hyn me një mungesë të madhe që është, Vedat Muriqi, i cili u lëndua në takimin ndaj Kasimpasas të premten në Superligën turke.

Muriqi është në top formë dhe vetëm këtë edicion i ka shënuar 7 gola me Fenerbahcen në Superligën Turke.

Pas ekzaminimeve të bëra, është konstatuar se ai nuk do të jetë i gatshëm për duelet ndaj Çekisë dhe ndaj Anglisë,.

Analisti dhe trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu, në një prononcim për GazetënBlic, ka deklaruar që mungesa e tij është një mungesë e madhe për Kosovën.

“Nëse trajneri Bernard Challandes aplikon lojë të njëjtë sulmuese, Atdhe Nuhiu është mundësia e vetme e trajnerit, pavarësisht që në disa nuanca loja e Nuhiut dallon shumë me atë të Muriqit. Nuhiu luan lojë sulmuese brenda zonës kundërshtare, kurse Muriqi luan edhe jashtë zonës duke u kthyer shpesh edhe në mbrojtje për t’a ndihmuar vijën e fundit të mbrojtjes”, tha fillimisht Sejdiu.

I pyetur për strategjinë e lojës, Sejdiu tha se do të ishte shumë efikase sikur të përdorej strategjia e lojës me një sulmues të “rrejshëm”.

“Kjo do t’a mundësonte një lojë më të shpejtë dhe me kreative, sidomos nëse Çekia provon të luajë një lojë ofansive, për shkak se krijohet një boshllëk brenda vijës së fundit të mbrojtjes, normalisht kjo strategji të aplikohet me kujdes maksimal”, vazhdoi ai.

Në lidhje me favoritin e kësaj ndeshje ai deklaroi që nuk sheh favorit për shkak të rëndësisë së madhe që ka ky ballafaqim.

“Favorit te kësaj ndeshje nuk shoh për shkak së është një situatë në të cilat te dyja ekipet japin maksimumin duke qenë se kjo lojë është vendimtare dhe pothuajse përcaktuese për fatin se cila përfaqësuese do te kualifikohet ne Euro 2020. Çekia i ka dy alternativa, kurse për Kosovën fitorja është obligim, e që në disa raste mund te rezultojë edhe me mirë për shkakun që në ndeshjet e tilla përmbushja e një alternative të para caktuar para duelit mund te rris moralin e klubit”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme