Trajneri i Kroacisë e merr seriozisht Kosovën

Prishtinë | 02 Tet 2016 | 12:15 | Nga

Trajneri i Kroacisë, Ante Çaçiq ka folur për kualitetin e Kosovës dhe ndeshjen që zhvillohet më 6 tetor.

Në një intervistë për “Zërin”, ai ka theksuar se Kosova ashtu si Kroacia që e kishte bërë më herët, mund të arrijë suksese qysh në debutim.

“Duhet të kemi kujdes nga Kosova. 25 vjet më parë, Kroacia ishte përplot me entuziazëm dhe dëshirë e cila e udhëhoqi ekipin drejt sukseseve të mëdha. Andaj, ky ekip i Kosovës i ka të njëjtat elemente që në futboll janë shumë të rëndësishme për të arritur sukses”, u shpreh trajneri kroat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme