Transferimi i Felixit, një rrezik për të dhe Atleticon

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Dy ditë pasi Antoine Griezmann njoftoi se po largohet nga Atletico Madridi, duke dhënë një videomesazh nga celulari ku dukej sikur po mbahej peng, Diego Simeone u pyet se kush mund ta zëvendësojë francezin.

Përgjigjja e trajnerit Simeone nisi me një buzëqeshje dhe përfundoi në mënyrë të njëjtë.

“Neve na duhet dikush që luan prapa sulmuesit, shënon 20 gola në vit dhe nuk kushton shumë”, tha Simeone. “Nuk do të jetë e lehtë”.

Dy nga tri këto gjëra Atletico i ka mbuluar me transferimin e ri Joao Felix. Felix është një sulmues i dytë i jashtëzakonshëm dhe si 19-vjeçar ai po përflitet qysh tash si fitues i ardhshëm i “Topit të Artë”. Ai shënoi 20 gola dhe asistoi 11 sish për Benfican stinorin e kaluar, krahasuar me 21 gola dhe dhjetë asistime sa pati Griezmann tek Atletico stinorin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Por, ai po ashtu i kushtoi Atleticos plot 126 milionë euro. Kjo është më tepër se që Atletico do të marrë nga shitja e Griezmannit, klauzola për lirim e të cilit do të bjerë në 120 milionë euro, ku 24 milionë nga ato do të shkojnë tek ish-skuadra e tij Real Sociedad. Felix është bërë dukshëm lojtari më i shtrenjtë që ka transferuar Atletico dhe kjo për plot 55 milionë më tepër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme