Tri klube të Bundesligës pas Perishiqit

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Ivan Perishiq është rikthyer tek Interi pasi Bayern Munich nuk llogariti më në shërbimet e kroatit, përkundër që ai ishte pjesë e ekipit që e arriti tripletën.

Megjithatë, interesim për të ka nga klubet e tjera gjermane.

Raportohet se për shërbimet e tij kanë shprehur interesim Leipzigu, Hertha e Leverkuseni.

Il Corriere dello Sport raporton se Interi është i gatshëm ta lë të lirë 31 vjeçarin për shumën prej 15 milionë euro.

Perishiq ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2022.

Të ngjashme