Tuchel pranë rinovimit me PSG-në

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Trajneri gjerman Thomas Tuchel është pranë marrëveshjes me drejtuesit e PSG-së, për rinovimin e kontratës edhe për një vit.

E përditshmja franceze “L’Equipe” ka raportuar të premten se shumë shpejt pritet të bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes, e cila do t’i mundësoj Tuchelit të jetë në krye të PSG-së deri në verën e vitit 2021.

41-vjeçari, në maj të vitit të shkuar u emërua trajner i ekipit francez dhe firmosi kontratë dyvjeçare.

Para PSG-së, Tuchel ka qenë trajner edhe i ekipeve nga Bundesliga, si Borussia Dortmund e Mainz.

Të ngjashme