Turani ka në dorë super-ofertën e kinezëve

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 09:36 | Nga

Arda Turan është objektiv i një super-oferte nga Superliga e Kinës.

Mesfushori turk po lidhet që disa muaj me një largim të tij nga Barcelona në drejtim të Superligës së Kinës, të cilët po ofrojnë shuma të mëdha parash.

Sipas beIN Sports Turkey, Turan është gati të diskutoj rreth një oferte të madhe nga kampionati kinez.

Oferta që kinezët kanë ofruar për mesfushorin e Barcelonës besohet të jetë 100 milionë euro për katër vite, duke e bërë njëri nga më të pagurit në botë.

Sipas këtij burimi, marrëveshja mund të vjen këtë muaj, pasi Turan nuk është zgjedhje e parë e Luis Enriques dhe rroga duket e pa-rezistueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme