Turqia anulon stinorin në basketboll dhe volejboll shkaku i koronavirusit

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Turqia ka vendosur ta anulojë stinorin 2019-20 të ligave në basketboll dhe volejboll shkaku i koronavirusit, shkruan agjencia Reuters.

Është vendosur që renditja në momentin e ndërprerjes të merret si përfundimtare, ndërsa nuk janë larguar skuadra nga elita.

“Ne kemi vendosur që të mos vazhdohet liga. 13 nga 16 klubet kanë vendosur për ligën në këtë mënyrë. Kemi vendosur që kampion të mos caktohet dhe nuk do të ketë rënie nga liga e as ngjitje në ligë. Ky vendim është më i miri për basketbollin turk”, ka thënë presidenti i Federatës Turke të basketbollit, Hidayet Turkoglu.

“Pasi skuadrat nuk kanë luajtur në plejof, ne nuk do të shpallim kampion”, ka thënë Mehmet Akif Ustundag, kryetari i Federatës së Volejbollit të Turqisë.

Javën e kaluar, Federata e Futbollit të Turqisë ka vendosur që të rifillojë liga e futbollit nga 12 qershori dhe të përfundohet më 26 korrik.

Në Turqi nga koronavirusi kanë vdekur 3786 persona, ndërsa numri total i rasteve është rreth 139 mijë.

Të ngjashme