UEFA ia heq Rusisë organizimin e finales së Championsit, vendimi do të merret nesër

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon nuk do të mbahet në Rusi.

Në fakt, ndeshja më e madhe e vitit për klube është paraparë të zhvillohet në St. Petersburg.

Por, pas sulmit ushtarak të sotëm të Rusisë në Ukrainë, gjithçka do të ndryshojë sa i përket finales së Championsit.

UEFA e ka thirr për nesër një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv dhe ajo do të mbahet në Nyon të Zvicrës, duke filluar nga ora 10:00.

Ende nuk dihet se ku do të zhvendoset finalja e Ligës së Kampionëve.

Në këtë takim pritet të merren edhe vendime të tjera pas situatës së rëndë të krijuar në Ukrainë. 

Të ngjashme