UEFA: Partizani zëvendëson Skënderbeun në Champions League

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 22:40 | Nga

Pas dënimit të ekipit të Skënderbeut me përjashtim nga kupat e Europës për një vit për shkak të ndeshjeve të trukuara, UEFA njofton zyrtarisht se ekipi i Partizanit do të zëvendësojë korçarët në Champions League.

Ndërkohë sipas njoftimit ndeshja e nesërme për UEFA Europa League mes Partizanit dhe Slovan Bratislava nuk do të luhet. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv la në fuqi vendimin e Komisionit të Apelit të UEFA-s për dënimin e korçarëve.

Më herët gjatë ditës ekipi i Partizanit kërkoi një reagim nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe marrjen e masave ndaj Skënderbeut.partizani uefa

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme