United në bisedime me futbollistin e Chelseat

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 14:34 | Nga

Chelsea arriti ta mposht Jose Mourinhon dhe Manchester United në finale të FA Cup, mirëpo “Djajtë e Kuq” janë në tentativë për t’ia blerë “Bluve” të Londrës njërin prej lojtarëve më të mirë.

Mourinho ka një simpati shumë të madhe për braziliani Willian dhe qysh më herët ishte shprehur se do të dëshironte të ribashkohej me të te Manchester United, e kjo dëshirë tani edhe mund t’i plotësohet.

Në fakt, Willian është shumë i pakënaqur me trajnerin Antonio Conte dhe thuhet se është shprehur se nëse qëndron Conte, ai (Willian) do të largohet nga “Stamford Bridge”.

29-vjeçari edhe në finale të Kupës FA u la në bankë, që ishte ndeshja e katërt nga pesë të fundit që tekniku italian, nuk e ka përfshirë në formacionin startues.

Me ose pa ultimatumin e Willian, trajneri Antonio Conte, duket se po i përjeton momentet e tij të fundit në “Stamford Bridge”, mirëpo edhe me largimin e teknikut italian, braziliani mund të vendos për t’u larguar.

Willian ka edhe dy vite në kontratën e tij me “Blutë” e Londrës, kurse ende asnjë ofertë të paktën zyrtarisht, nuk është bërë për të nga ana e Manchester United.

Që nga ardhja e brazilianit te Chelsea në vitin 2013 nga skuadra ruse Anzhi, ka shënuar 44 gola në 236 paraqitje me “Blutë” e Londrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme