Unitedi e do Niguezin

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Atletico Madridit, Saul Niguez, ka njoftuar të enjten “Diario AS”.

Bëhet e ditur se Manchesteri dëshiron ta transferojë 24-vjeçarin, gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi trajneri Ole-Gunnar Solskjaer e sheh si përforcim të rëndësishëm për repartin e mesfushës, transmeton Koha Ditore. Niguez ka klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh, por tek ekipi anglez po besojnë se mund ta bindin Atleticon me një ofertë prej 80 milionë eurosh.

Niguez këtë edicion ka dhjetë paraqitje në të gjitha garat dhe me Atleticon ka kontratë deri më 2026. Ai është reprezentues i Spanjës prej vitit 2016. Ka regjistruar 18 ndeshje dhe ka realizuar tre gola.

Të ngjashme