Valverde: Barcelona e madhe jo prej skemës, por nga stili

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 13:41 | Nga

Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka shpejtuar që të hyjë në debatin nëse blaugranët duhet të mbeten në skemën 4-3-3, apo jo.

Sipas tij, nuk është skema, por stili  i lojës, ai që e bëri legjendë këtë ekip në vitet e fundit.

“4-3-3 është një skemë që e ka përdorur gjatë Barcelona. Kjo sigurisht nuk është unike, sepse ka luajtur edhe me 3-4-3, madje edhe me 4-2-3-1. Në mënyrë të pavarur nga skema, ajo që duhet të mbizotërojë është stili i ekipit”. Valverde i është përgjigjur njërës prej pyetjeve që kanë bërë ndjekësit katalanas në “Barça TV”, transmeton telesport. “Është e vërtetë se skema të ndihmon, por stili shënjohet jo vetëm nga skema”, këmbënguli ai.

Trajneri ka thënë se do të jetë i qartë në lidhje me shenjat dalluese të Barcelonës.

“Në vitet e fundit, kur ka pasur më shumë sukses, loja e saj është bazuar te mesfushorët krijues. Me këtë stil do të vazhdoj edhe unë.”, tha ai, i cili nuk pranoi të zbulojë nëse do të aplikojë njërin prej dy sistemeve të tij të preferuar, 4-2-2, ose 4-2-3-1 tek ekipi i ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme