Vdes boksieri që ra pa ndjenja 4 ditë më parë, gjatë meçit

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Katër ditë pasi ra pa ndjenja në tokë, boksieri Patrick Day, ish-kampion i “Golden Gloves”, ka vdekur të mërkurën në mbrëmje.

27- vjeçari  ka qenë në koma që nga e mërkura në mbrëmje, pasi goditi tokën i rrëzuar nga kundërshtari, Charles Conwell.

Ai ra në tokë në rundin e 10-të të asaj ndeshjeje për të mos u zgjuar më kurrë.

Day gjithashtu i ishte nënshtruar operacionit por që nuk arriti të mbijetoj.

Kundërshtari i tij ka kërkuar falje pas meçit edhe pse faji nuk bie mbi të.

Të ngjashme