Vedati tashmë ndërmjetës i certifikuar në futboll

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Komiku i popullarizuar, Vedat Bajrami, njihet si një fubtolldashës dhe një tifoz i flaktë i ekipit përfaqësues të Kosovës.

Ndërkaq, tash e tutje, ai mund ta bëjë edhe zyrtarisht rolin e ndërmjetësuesit të lojtarëve.

Vedati ka marrë certifikatë për ndërmjetësim nga Federata e Futbollit të Kosovës që ia mundëson të ushtrojë rolin e ndërmjetësuesit të lojtarëve.

Lajmin e ka konfirmuar vet aktori duke e shpërndarë në rrjetet sociale certifikatën për ndërmjetësim.

“Zyrtarisht agjent futbolli. Faleminderit Federata e Futbollit të Kosovës”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Të ngjashme