Vetëm Messi para tij: Tevezi festoi trofeun e 27-të në karrierë

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

arlos Tevez i njohur ndryshe si ‘Apache”, idhull i tifozëve të Boca Juniors dhe legjenda e futbollit argjentinas, në moshën 35-vjeçare, u bë futbollisti i dytë më i trofeshëm në historinë e vendit të tij.

Fitorja e Boca Juniors kundër Rosario Central ka bërë që klubi i Tevez të fitojë Superkupën e Argjentinasës.

Ky ishte trofe i 27-të i karrierës për sulmuesin argjentinas, i cili ka bërë karrierë të bujshme në shumë skuadra të mëdha evropiane.Lexo po ashtu

Pra me këtë trofe, Tevez la pas vetes Lucho Gonzalezin, ndërsa para tij tani është vetëm ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili ka fituar 35 trofe.

Tevez deri tek kjo arritje ka ardhur pas fitimit të trofeve me Boca Juniorsin, pastaj Corinthiansin, Manchester Unitedin, Manchester Cityn dhe Juventusin.

Tifozët e Boca Juniorsit e adhurojnë atë, sepse ai bëri atë që shumë yje vetëm e kanë folur, pra në kohën kur mund të luante në nivele të larta, ai u kthye për të luajtur për klubin e qytetit të tij.

Sulmuesi i njohur më së shumti trofe ka fituar me Bocan plot shtatë, ndërsa me Unitedin dhe Juventusin ka nga gjashtë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme