Vidhet trofeu i Europa Ligës në Meksikë

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 14:48 | Nga

Autoritetet në Meksikë kanë njoftuar se trofeu i Europa Ligës është vjedhur, por shumë shpejt është gjetur përsëri.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Leon, njofton Klan Kosova.

Trofeu ishte vjedhur nga vetura që e transportonte atë.

Por, më pas është publikuar një foto e trofeut ku janë siguruar të gjithë se ai është gjetur.

Detaje të tjera nuk janë dhënë për këtë rast, por që merret vesh se trofeu gjendje në Meksikë për një tur promocional.

Në gjysmëfinale të kësaj gare Arsenal do të ndeshet me Atletico Madrid, ndërsa Marseille udhëton në Salzburg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme