Villa pranon se do të pensionohet

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Ish ylli i Barcelonës, David Villa, ka konfirmuar planin e tij për t’u pensionuar me të përfunduar sezoni në J-League.

37 vjeçari ka luajtur në klubin japonez Vissel Kobe këtë vit.

Në një konferencë për media këtë të mërkurë  ai ka treguar se do t’i varë këpucët.

“Kam menduar gjatë për këtë. Kjo është rezultat i diskutimeve që kam pasur me familjen dhe njerëzit përreth”, ka thënë Villa.

“Kam dashur që të pensionohem nga futbolli, jo të detyrohem për ta bërë këtë”.

Të ngjashme