Viti i përfaqësueseve

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 12:17 | Nga

Një seri negative që kishte nisur në tetor të vitit 2016 vazhdoi thuajse gjatë tërë vitit 2017.

Pasi në vjeshtën e vitit 2016 kishte humbur ndeshjet nga Kroacia, Ukraina e Turqia, në vitin 2017, përfaqësuesja e Kosovës në futboll pësoi humbje të reja nga Islanda, Turqia, Kroacia, Finlanda, Ukraina e në fund sërish nga Islanda, shkruan sot Koha Ditore.

Serisë së humbjeve të saj i erdhi fundi me mbylljen e eliminatoreve për botërorin e futbollit “Rusia 2018”. Në ndeshjen e parë pas eliminatoreve, atë miqësore ndaj Letonisë, Kosova shënoi fitore.

Më 13 nëntor në ndeshjen dramatike të luajtur në Mitrovicë, Kosova fitoi 4:3 me gol të shënuar në minutat shtesë. Ndonëse me shumë humbje, përfaqësuesja e futbollit bëri bujën më të madhe në vitin 2017.

Çdo grumbullim i saj, çdo ndeshje, çdo lëvizje, është përcjellë me interesim nga opinioni…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme