Warren konfirmon klauzolën për meçin e tretë mes Wliderit e Furyt

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Promotori i Tyson Furyt, Frank Warren ka konfirmuar se ekziston marrëveshja për një luftë të tretë mes Furyt dhe Deontay Wliderit. Wilder do të përballet me Furyn të shtunën në Las Vegas, ku do të mbrojë titullin e botës në versionin WBC në peshën e rëndë në boks. Përballja e parë mes tyre në dhjetor të vitit 2018 kishte përfunduar me barazim. Warren ka thënë se në kontratë ekziston klauzola për një meç të tretë.

“Humbësi ka 30 ditë kohë për të kërkuar rimeç dhe duhet të pranohet”, ka thënë Warren për BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme