Wilderit i nevojitet vetëm një raund për mbrojtjen e titullit të WBC, “shembet” Breazeale

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Mega dueli i shumëpritur ndërmjet Deontay Wilder dhe Dominic Breazeale ka përfunduar pas vetëm një raundi luftë.

Deontay Wilder ia doli që të nokautonte kundërshtarin e tij qysh në raundin e parë të këtij meçi, për të ruajtur titullin e kampionit, shkruan lajmi.net.

Kjo fitore erdhi pas vetëm 2:17 minutave në raundin e parë dhe do t’i hap rrugë boksierit amerikan për suksese të tjera.

Rekordi në karrierën e Wilder tashmë qëndron në 41-0-1, me 40 nokaute në 42 ndeshje të zhvilluara.

Pas duelit, ‘bomberi i bronztë’ ka bërë të ditur se do të ketë një duel me Anthony Joshua, edhe pse nuk e ka treguar kohën se kur do të ndodh kjo.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell pamjet e momentit kur Wilder nokautoi Dominic Breazeale.

Të ngjashme