Xavi: Messi nuk do të pensionohet deri në të 40-tat

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e futbollit, Lionel Messi ka edhe shumë vite për të luajtur, sipas ish bashkëlojtarit të tij, Xavi Hernandez.

Messi mund të luajë futboll deri në të 40-tat e tij, sipas Xavit.

32 vjeçari, fitues i 6 topave të artë, ashtu sikurse në shumë sezone, edhe gjatë këtij sezoni ishte në formë të mirë, duke shënuar 24 gola në të gjitha garat para se pandemia të anulojë të gjitha ndeshjet, transmeton KOHA.

“Ai ende ka pesë apo shtatë vite të arta para tij”, ka thënë Xavi për Messin gjatë një bisede në rrjetin social Instagram me ish bashkëlojtarin tjetër, Samuel Eto’o.

“Ai e mban vetën shumë mirë, ai mund të vazhdojë të luaj deri në të 37, 38 apo 39-tat. Ai do të luaj në Kampionatin Botërorë në Qatar, jam i sigurt”.

Të ngjashme