Xhaka drejt Serie A, skuadra e madhe po e kërkon

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Inter po konsideron disa transferime nga Premierliga në verën e vitit 2019, duke kërkuar lojtar te Arsenal, Manchester City dhe Manchester United.

Skuadra e Luciano Spallettit renditet në vendin e tretë në Serie A kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të sezonit, por kanë mbetur 23 pikë larg Juventusit.

Planet e Interit për sezonin e ardhshëm janë rritja e rivalitetit me Juventus, për të kërkuar titullin e Serie A që mungon që nga viti 2010.

Sipas medieve në Itali, sytë e Interit janë në Premierligë, ku po kërkohen disa lojtarë.

Është mesfushori Granit Xhaka i Arsenalit që po pëlqehet nga Inter, përcjell ‘lajmi.net’.

Ilkay Gundogan dhe Danilo i Manchester Cityt po ashtu janë në listën e Interit, që po monitoron edhe Alexis Sanchezin, Romelu Lukakun dhe Matteo Darmianin e Manchester United.

Të ngjashme