Xhudistët e rinj kthehen me tri medalje nga Italia

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Në Itali po zhvillohet turneu ndërkombëtar “Alpeadria”, ndërsa Kosova po paraqitet denjësisht nga xhudistët e rinj.

Sot garoi Arbër Kullashi në kategorinë deri 81 kilogramë i cili fitoi medaljen e argjendtë pas 7 luftërave të zhvilluara.

Shpat Zekaj arriti deri në gjysmëfinale për ta pësuar një lëndim i cili ia pamundësoi garimin e mëtejm

Dje Kosova arriti dy medalje, një të artë dhe një të bronztë duke u kthyer në atdhe me tri medalje të të gjitha llojeve.

Të ngjashme