Zhvillimi talenteve të reja në futboll

Prishtinë | 06 Jan 2018 | 13:59 | Nga

Kosova vazhdimisht është vlerësuar se ka potencial për talente të reja në futboll, por si pengesë për zhvillimin e tyre përmenden mungesa e infrastrukturës dhe bashkëpunimeve me akademitë botërore të futbollit.

Dukagjin Daci, trajner i licencuar për gjeneratat e reja shprehet i gatshëm të ndihmojë në shtrirjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë, shteti ku ai punon me gjeneratat e reja të klubeve futbollistike në Vjenë.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Sot”, Daci shprehet mjaft optimist, duke shpalosu edhe idetë konkrete për organizimin e disa turnireve, në të cilat do të krijohej mundësia që të identifikoheshin talentet e reja për të vazhduar akademitë e njohura të futbollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme