Zidane e do në Real yllin e Manchester Cityt

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 08:19 | Nga

Real Madridi ka shprehur interesim për Raheem Sterling pasi ka mësuar se Manchester City nuk i ka nisur ende bisedimet me të për rinovimin e kontratës, sipas Mirror.

City e ka bërë anësorin anglez të presë për marrëveshje të re, ndërkohë që ua ka vazhduar kontratat Kevin De Bruynes dhe David Silvas, transmeton Express.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është admirues i njohur i 23-vjeçarit dhe pritet të hidhet në sulm për të gjatë afatit kalimtar veror.

Megjithatë, Pep Guardiola do të tentojë ta mbajë atë në klub duke ia vazhduar kontratën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme