Zidane “i kënaqur” me barazimin ndaj Numancias

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 08:57 | Nga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thotë se ai është i kënaqur me barazimin 2-2 të ekipit të tij ndaj Numancias.

Reali barazoi në ndeshjen e radhës në Bernabeu përkundër kualifikimit në çerekfinale të Copa del Rey, por Zidane ka mbajtur besimin te skuadra.

“Mendoj se kemi pasur ndeshje të mirë, por na mungoi pak shpejtësia”.

“Nuk është e lehtë të luash me lojtarë që s’kanë pasur minutazh. Ndeshja e parë në udhëtim ishte me rëndësi”.

“E di pse po më pyesni kaq shumë dhe e di çka po mendoni, por do të shkojmë përpara”.

“Kontrata ime? Unë kam kontratë deri në vitin 2020 që tashmë është e nënshkruar, por gjërat i marr ndeshje pas ndeshje dhe vit pas viti”, u shpreh Zidane.

Real Madridi pothuajse i ka humbur gjasat për luftën në La Liga, teksa dy frontet ku ka mbetur në luftë janë Liga e Kampionëve dhe Copa del Rey.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme