Zidane synon edhe një përfundim tjetër historik të sezonit

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi nuk i ka mbetur shumë për të luajtur në sezonin 2018/19, por Zinedine Zidane është i motivuar dhe dëshiron ta fitojë çdo ndeshje nga tani deri në fund të edicionit.

Madridi i ka 10 ndeshje për t’i zhvilluar në La Liga deri në fund të sezonit, dhe trajneri francez synon t’i grumbullojë 30 pikë nga këto ndeshje, pas pikëve të para që i fitoi ndaj Celta Vigos në ndeshjen e tij të parë që prej rikthimit, transmeton Gazeta Express.

Ky mund të tingëllojë si objektiv ambicioz, por Zidane arriti diçka të ngjashme kur e mori drejtimin e skuadrës në mes të sezonit 2015/16.

Duke i fituar 12 ndeshjet e fundit në ligë atë sezon, Los Blancos vërtet i bënë presion Barcelonës, prandaj dhe katalonasit nuk ishin në gjendje ta siguronin titullin deri në ditën e fundit.

Nuk është se kjo nuk ia vlejti fare, pasi Real Madridi e ruajti formën e mirë në ligë dhe e fitoi kampionatin në sezonin pasues 2016/17.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme