Zidane tregon pse zëvëndësoi Ronaldon

Prishtinë | 25 Sht 2016 | 08:56 | Nga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, insiston se ai është dashur ta lë Cristiano Ronaldon të pushonte, pasi që mendoi se ekipi po luante mirë ndaj Las Palmas.

Real Madridi takohet në mesjavë me Dortmundin dhe teksa kishte rezultatin në dorë, Zidane vendosi ta largonte Ronaldon, për të lejuar që vetëm pesë minuta para fundit të kohës së rregullt Las Palmas të siguronte barazimin.

“Çka nuk më pëlqeu? Golat e pranuar”.

“Performanca e ekipit ishte nga minuta e parë shumë e mirë. Të mërkurën pjesa e parë ishte e vështirë, por ndaj Las Palmas luajtëm futboll të mirë dhe krijuam shumë raste”.

“Na mungoi koncentrimi edhe pse i patëm gjërat nën kontroll. Nuk më pëlqejnë dy golat e prenuar, por ne nuk do të dorëzohemi. Ne kemi një ndeshje të martën dhe mendoj se ishte koha që Cristianon ta largoja”.

“Ai gjithmonë dëshiron që të luaj, por unë mendoj për lojtarin. Unë është dashur t’ia mundësoj pushimin për të martën”, deklaroi Zidane. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme