Zymer Bytyqi pritet nga FFK, pasi ky i fundit ka vendosur të luajë për Kosovën

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Zymer Bytyqi është futbollisti i radhës që ka filluar shkëlqimin në elitën e futbollit turk.

Ylli nga Kosova iu bashkua në janar skuadrës turke Konyaspor, ku ka filluar të lë gjurmë, pasi tanimë ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime.

Në intervistën e tij të fundit, Bytyqi ka treguar se ka vendosur që të luajë për Kosovën, duke falënderuar edhe Norvegjinë e Shqipërinë për interesimin.

Anësori i skuadrës turke, u prit sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës nga presidenti Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu.

Krerët e FFK-së e përgëzuan për paraqitjet e tij të mira në Superligën e Turqisë, duke uruar që forma e tij të rritet në vazhdimësi.

Presidenti Ademi e uroi atë për ftesën nga trajneri Bernard Challandes, ku Bytyqi do të luajë në ndeshjet miqësore ndaj San Marinos dhe Maltës.

Kujtojmë se 24-vjeçari ishte grumbulluar më parë për “Dardanët” në ndeshje miqësore, derisa kishte luajtur edhe për grupmoshat e Norvegjisë.

Të ngjashme