Zyrtare: Erling Haaland nënshkruan për Borussia Dortmund

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Erling Haaland, i është bashkuar gjigantit gjerman, Borussia Dortmund.

Norvegjezi këtë sezon ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë në botë dhe ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve evropian, transmeton portali arbresh.info.

Pritej që ish- sulmuesi i RB Salzburg, të transferohej në “Old Trafford” për tu ribashkuar me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, mirëpo në fund ka zgjedhur klubin gjerman.

Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë me Borussia Dortmund.

Kujtojmë që në garë për të ishin United, Real, Juventus, Bayern, dhe Leipzig.

Të ngjashme