Zyrtare: Federata e Italisë konfirmon datat për merkaton e verës dhe dimrit

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

FIGC ka njoftuar zyrtarisht se afati kalimtar i transferimeve do të hapet nga 1 shtatori dhe do mbyllet më 5 tetor, transmeton Gazeta Metro.

Për shkak se sezoni 2019/20 është zgjatur për shkak të pandemisë koronavirus, natyrisht se edhe afati kalimtar i verës do shtyhet.

Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar se afati i verës është shtyrë prej 1 shtatori deri më 5 tetor, teksa afati i dimrit nga 4 janari deri më 1 shkurt.

Kujtojmë që sezoni i sezonit 2020/21 në Serie A pritet të fillojë në 12 shtator. 

Të ngjashme