Zyrtare: Milani transferon mbrojtësin danez

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Milani e ka transferuar zyrtarisht mbrojtësin danez Simon Kjaer në formë huazimi me opsionin për ta blerë nga Sevilla, pasi periudha e tij në Atalanta u përfundua më herët sesa që ishte planifikuar.

Mbrojtësi danez Simon Kjaer kishte kaluar në Serie A me Atalantan në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, më 2 shkurt, në formë huazimi, me opsionin për ta blerë të fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai e ka pasur të vështirë ta gjejë veten në skuadrën e Gian Piero Gasperinit dhe i ka bërë vetëm gjashtë paraqitje gjatë gjithë sezonit.

Sot në mëngjes, Sevilla e lëshoi një deklaratë në faqen zyrtare duke e konfirmuar se 30-vjeçari Kjaer i ka dhënë fund periudhës së tij me Atalantan dhe tani do t’i bashkohet Milanit në formë huazimi.

Kjaer i kaloi testet mjekësore në Milan gjatë fundjavës, ndërsa tani kuqezinjtë besohet se duan ta transferojë edhe Jerome Boatengun nga Bayerni, për ta përforcuar vijën e mbrojtjes.

Të ngjashme