Zyrtare: Pista e Mugellos përfshihet në kalendar, do mbahet gara numër 1000 për Ferrarin

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Pista e Mugellos në Itali, që është në pronësi të skuadrës së Ferrarit prej shumë vitesh, do të bëhet pjesë e kalendarit të Formulës 1 për këtë sezon, pasi është vendosur që atje të garohet më datën 13 shtator, vetëm një javë pas garës së Monzës.

Lajmi është dhënë nga vetë organizatorët e Formulës 1, të cilët kanë njoftuar se kanë vendosur të mbajnë për herë të parë një garë në Mugello, e cila do të përkojë edhe me garën numër 1000 të Ferrarit në këtë sport.

Kjo do të jetë hera e parë që prej vitit 2006-, kur në Itali do të mbahen dy gara sezonale të Formulës 1, pasi atëherë u garua në Monza dhe Immola, ndërsa gara e Mugellos do të njihet zyrtarisht si Çmimi i Madh i Toskanës Ferrari 1000.

Pista e Mugellos është e pozicionuar vetëm 35 kilometra larg qytetit të Firences dhe prej vitit 1988 është në pronësi të skuadrës së Ferrarit, që e ka përdorur kryesisht për të kryer testet jozyrtare të makinave. 

Të ngjashme