Zyrtare: Talenti i Chelseas pranon të luajë për Kosovën

Prishtinë | 08 Tet 2016 | 14:43 | Nga

Malind Kukaj, talenti i Chelseas, ka pranuar që të veshë fanellën e përfaqësueses së Kosovës

Pas Labinot Kabashit, talentit të Barcelonës, Kosova ka siguruar shërbimet edhe të një lojtari që premton shumë.

Falja është për talentin e Chelseas, Malind Kukaj. Ky i fundit ka pranuar që të veshë fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

“Kam pranuar Kosovën në javën që do vij do takohem me selektorin Bunjaku” ka thënë Kukaj, i cili më herët ishte edhe pjesë e Akademisë së Real Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme