Sportisti Azem Maksutaj aderon në Nisma, Limaj u bën thirrje të rinjve t’i bashkohen projektit të tyre

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 14:11 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me aderimin e sportistit në kickbox, Azem Maksutaj.

Limaj tha se kjo ditë është e veçantë pasi që NISMA-s po i bashkohet një sportist i madh, raporton Ekonomia Online.

“Është ditë e veçantë për NISMA-n dhe gjithë qytetarët tanë sepse të rinjtë tanë po i kthehen vendit të tyre, NISMA është kthyer në një subjekt që po i fton qytetarët tanë në diasporë që po na japin suksese”.

“Sot zyrtarisht po i dëshirojmë mirëseardhje kampionit botëror në kickboks, burrit të madh të këtij vend që nga tani do të jetë pjesë e NISMA-s, Azem Maksutaj, nipi i Dervish Shaqës”, tha Limaj.

“Azemi edhe pse jashtë vendit të tij ka vendosur në funksion të rinisë sonë t’i bashkohet projektit të NISMA-s”, tha ai.

Limaj tha se NISMA u ka bërë ftesë edhe sportistëve tjerë dhe bashkatdhetarëve në diasporë që t’i bashkohen projektit të tyre.

“Thirrjes së NISMA-s si shumë deri më tani që i janë përgjigjur iu përgjigj edhe kampioni ynë Azem Maksutaj që t’i dëshirojmë mirëseardhje me gjithë miqtë tani do të jetë pjesë e pandashme e jona, një djalë që asnjëherë nuk heqi dorë nga flamuri, kombi dhe identiteti i tij”, tha Limaj.

Sportisti, Azem Maksutaj, tha se po i bashkohet NISMA-s sepse i ka dhënë hapësirë më shumë dhe bashkë do të punojnë për rininë, raporton EO.

“Ka ardhur koha që ne diaspora t’i ndihmojmë vendit, rinisë dhe t’i bashkëngjitmi Kosovës”, tha ai.

“NISMA-n ndaj respektit, Limaj mendoj se mund të bëj ndryshim tonë për sportistët tanë që më ka dhënë respekt të madh”, tha Maksutaj.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për medie

Gepostet von EkonomiaOnline am Samstag, 28. September 2019

Të ngjashme