Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, së bashku me grupin punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në fazën e apelit në Hagë, u takua sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Çitaku pas takimit me Presidenten Shiroka-Pula: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete

Në një postim pas takimit, Çitaku tha se e ka falënderuar Presidenten për mbështetjen e parezervë dhe gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjen e përbashkët për mbrojtjen e çlirimtarëve.
“Tani është koha që unitetin politik e institucional ta dëshmojmë me veprime dhe mbështetje konkrete për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel”, shkroi Çitaku.
Ajo riafirmoi përkushtimin për të qëndruar pranë çlirimtarëve në betejën për drejtësi dhe për ta mbrojtur me vendosmëri të vërtetën për luftën e drejtë të UÇK-së.
“Deri në kthimin e tyre të lirë në atdhe!”, përfundoi Çitaku.















