Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.
Presidentja takon Sekretarin e Përgjithshëm të RCC-së, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, avancimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian.
“Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të nismave rajonale që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, forcimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet në njoftim.















