Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur pas humbjes së dhimbshme të Kosovës ndaj Irlandës. Ai tha se skuadra mësoi nga kjo lojë, dhe se e kanë parë se Liga B është shumë më e mirë se Liga C.
Foda pas humbjes nga Irlanda: E pamë që Liga B është në nivel tjetër

“Filluam mirë. Në 20-25 minutat e parë ishim më të mirë dhe më dominantë. Është dashur të kalojmë në epërsi. Pas kartonit të kuq ishte vështirë të luajmë me një lojtar më pak. Pas golit të dytë ishte shumë e vështirë, pasi Irlanda bëri edhe më shumë presion. Në këtë nivel nuk mund të luash dy ndeshje rresht me një lojtar më pak. Nuk është dashur të ndodhë kartoni i kuq. Skuadra mori mësim nga këto lojë. E pamë që Liga B është nivel tjetër me Ligën C”, tha Foda pas ndeshjes.
Ai tha se e rëndësishme është që lojtarët të luajnë më shumë.
“Shumë lojtarë kanë luajtur pak në klubet e tyre. E rëndësishme tani është që lojtarët të luajnë më shumë në klubet e tyre”, e mbylli ai.
Kosova u mposht 3-0 nga Irlanda, në xhiron e fundit të Ligës B në Ligën e Kombeve, për ta humbur vendin e dytë në grupin B3 dhe vazon e dytë në shortin e kualifikimeve të rregullta për EURO 2028./GazetaExpress/

















