Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje për ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, në pritjen lamtumirëse të organizuar në nder të saj.
Haradinaj falënderon ambasadoren izraelite Tamara Ziv për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj

Haradinaj ka thënë se ambasadores i ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin dhe angazhimin personal në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Në një postim në Facebook, ai ka vlerësuar se Izraeli mbetet partner strategjik i Kosovës, ndërsa punën e ambasadores Ziv e ka cilësuar si shembull të përkushtimit dhe miqësisë ndaj shtetit të Kosovës.
“ në pritjen lamtumirëse në nderim të Ambasadores së Izraelit në Kosovë, znj. Tamara Ziv, i shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin e saj personal në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Izraeli ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i Kosovës, ndërsa puna e Ambasadores Ziv është shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë ndaj shtetit tonë”, ka shkruar Haradinaj.













