Jakup Krasniqi është larguar nga shtëpia e tij në Prishtinë dhe është dërguar drejt objektit të EULEX-it, nën masa të rrepta sigurie, pasi kaloi disa orë pranë familjarëve të tij, raporton Ekonomia Online.
Nën masa të rrepta sigurie, Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia

Vizita në shtëpi u realizua për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Gjatë largimit të Krasniqit, qytetarë të shumtë ishin mbledhur pranë shtëpisë së tij, duke e përcjellë me brohoritjet “UÇK, UÇK!”.
Sipas burimeve të Ekonomia Online, Krasniqi do të qëndrojë sonte në objektin e EULEX-it, ndërsa nesër pritet të ketë edhe një vizitë tjetër në shtëpinë e tij.
Jakup Krasniqi, njëri nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare në shkallën e parë është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte.

















