Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri pas raportimit në Komisionin Hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ka folur lidhur me kërkesat për dorëheqjen e tij, duke i cilësuar ato si kërkesa politike, raporton Ekonomia Online.
Muhaxheri kërkesave për dorëheqje pas rastit të Arlinda Zekajt: Ato janë kërkesa politike, me ato nuk merrem
Ai ka thënë se rasti është tepër tragjik për t’u politizuar, ndërsa ka shpjeguar se nuk është prononcuar më herët, pasi ka pritur që organet kompetente të flasin për këtë rast.
“Rasti është tepër tragjik për me politizuar, për këtë arsye unë dhe stafi im nuk jemi prononcuar para se me u prononcuar organet që duhet me u prononcuar për këtë punë”, ka deklaruar ai.
Kryetari i Pejës ka thënë se kërkesat për dorëheqje i konsideron politike dhe se nuk merret me to.
“Ato janë kërkesa politike, me ato nuk merrem. Këto kërkesat politike këta kandidat kur dalim për kryetar komune ballafaqohem me ta”, ka thënë ai.















