Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi

Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe për dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga presidentja Justina Shiroka-Pula, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka cilësuar dekretimin e këtij ligji si fillim të një kapitulli të ri për drejtësinë dhe barazinë në vend.

“Të nderuar kolegë të kabinetit qeveritar, të dashur qytetarë të Republikës, pas shumë përpjekjesh tona përballë një serie e kundërshtimesh e pengesash që na u vunë në rrugë, madje në mënyrë të përsëritur, javën që shkoi, Presidentja e Republikës, Justina Shiroka Pula, dekretoi ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Urime të gjithëve dhe le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri, të mirë, të mbarë për drejtësi dhe barazi”, ka shtuar Kurti.

Të ngjashme