Ekonomia Online
FUNDIT

Ngjarjet e ditës: 11 nëntor 2026

Ngjarjet e ditës: 11 nëntor 2026

.

09:00

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje mban mbledhje, në rend dite zgjedhja e ekspertëve të jashtëm. (Salla N-204, Kuvendi i Kosovës)

09:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve, KGJK)

10:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Kompanisë Regjionale të K.R.U “HIDRODRINI" për vitin 2025. Raportojnë Kryeshefi ekzekutiv dhe Kryesuesi i Bordit. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës)

10:00

Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini shqyrton në parim Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. (Salla C-203, Kuvendi i Kosovës)

12:00

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer në Kosovë (KAS) organizon Forumin për të Ardhmen e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor 2026. Merr pjesë Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori gjerman Rainer Rudolph. (Hotel Courtyard by Marriott, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

13:00

Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton dokumentacionin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës. (Salla N-10, Kuvendi i Kosovës)

13:00

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme plenare, debatohet për raportin e BE-së për Kosovën. (Salla e seancave, Kuvendi i Kosovës)

13:30

Mbahet seanca e radhës gjyqësore për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)

19:00

Ministria e Shëndetësisë organizon ceremoninë e hapjes së Konferencës së Parë Ndërkombëtare për Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore. Merr pjesë presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin. (Hotel Emerald, Prishtinë)

Të ngjashme