Ekonomia Online
FUNDIT

Sherr për pronën në Suharekë, rrihen babai, djemtë dhe xhaxhai

Sherr për pronën në Suharekë, rrihen babai, djemtë dhe xhaxhai

Dy incidente të rënda brenda një familjeje kanë ndodhur sot në fshatin Reçan të Suharekës, që rezultuan me ndërhyrjen e Policisë. Në rastin e parë, Klan Kosova ka mësuar se babai është përleshur me dy djemtë e tij për arsye pronësore, ndërsa në rastin e dytë djali tjetër është futur në sherr me xhaxhain e […]

Dy incidente të rënda brenda një familjeje kanë ndodhur sot në fshatin Reçan të Suharekës, që rezultuan me ndërhyrjen e Policisë.

Në rastin e parë, Klan Kosova ka mësuar se babai është përleshur me dy djemtë e tij për arsye pronësore, ndërsa në rastin e dytë djali tjetër është futur në sherr me xhaxhain e tij, për të njëjtin motiv.

Lajmin e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacioni Policor në Suharekë, Safet Hoxha.

Ai njoftoi se tre persona janë ndaluar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme.

Gjatë konfliktit, Hoxha bëri të ditur se janë përdorur gota, prej të cilave kanë pësuar lëndime trupore.

Të ngjashme