Ekonomia Online
FUNDIT

Dy të arrestuar në Malishevë, gjatë bastisjes policia sekuestroi një sërë armësh

Dy të arrestuar në Malishevë, gjatë bastisjes policia sekuestroi një sërë armësh

Dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me një karikator dhe me 10 fishekë, një pistoletë TT me një karikator dhe një pjesë e pushkës automatike. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të […]

Dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me një karikator dhe me 10 fishekë, një pistoletë TT me një karikator dhe një pjesë e pushkës automatike.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:00 në fshatin Temeqin në Malishevë.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

“Fsh. Temeqin, Malishevë / 21.07.2026 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me një karikator dhe me 10 fishekë, një pistoletë TT me një karikator dhe një pjesë e pushkës automatike. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme