Sipas një postimi në Facebook të Albanin Krasniqit, Kosova ka nevojë për institucione stabile dhe jo për zgjedhje të reja. Ai ka kritikuar, siç i ka quajtur, “shantazhuesit dhe bojkotuesit”, duke thënë se ata duhet të largohen nga skena politike përmes votës së qytetarëve. “Kosova është më e madhe se secili individ në emër të […]
Krasniqi: Kosova ka nevojë për institucione stabile, jo për zgjedhje të reja

Sipas një postimi në Facebook të Albanin Krasniqit, Kosova ka nevojë për institucione stabile dhe jo për zgjedhje të reja.
Ai ka kritikuar, siç i ka quajtur, “shantazhuesit dhe bojkotuesit”, duke thënë se ata duhet të largohen nga skena politike përmes votës së qytetarëve.
“Kosova është më e madhe se secili individ në emër të të cilëve ca rrahagjokës paralajmërojnë kallje të republikës”, ka shkruar Krasniqi.











