Ekonomia Online
FUNDIT

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

Mbi 30 persona janë lënduar në Shkup si pasojë e stuhisë që ka goditur pjesë të ndryshme të Maqedonisë së Veriut. Këta persona, kanë pësuar lëndime nga pemët dhe gjësendet e rëna nga erërat e fuqishme. Në Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit” janë paraqitur 11 persona, prej të cilëve 9 janë mjekuar në mënyrë […]

Mbi 30 persona janë lënduar në Shkup si pasojë e stuhisë që ka goditur pjesë të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.

Këta persona, kanë pësuar lëndime nga pemët dhe gjësendet e rëna nga erërat e fuqishme.

Në Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit” janë paraqitur 11 persona, prej të cilëve 9 janë mjekuar në mënyrë ambulatore, një i është nënshtruar operacionit dhe një turist është hospitalizuar.

Menaxherët e klinikave kanë njoftuar se pacientët kishin prerje dhe mavijosje, por ndodheshin në gjendje stabile, derisa njëri prej tyre u lëndua nga rrëzimi i një peme dhe degëve, një tjetër nga një llamarinë që ra nga çatia, ndërsa i treti nga tjegullat e rrëzuara.

Ndërkaq, drejtues të spitaleve kanë bërë të ditur se një paciente me lëndim në kokë dhe frakturë të kërcirit të djathtë është mbajtur për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski njoftoi për pacientët e lënduar dhe dëmet nëpër spitale, për të cilat tha se po sanohen.

“Në Qendrën Klinike Nënë Tereza, gjegjësisht TOARILUC, kanë ardhur 11 persona nga moti i ligë, tre janë me thyerje më serioze dhe trajtohen në mënyrë të duhur në klinikë. Po përcjellim dëmet në shtëpitë e shëndetit. Në Qendrën Klinike ka rënë pemë, por nuk ka të lënduar, në spitalin psikiatrik në Bardovcë njëjtë pa të lënduar, ku ishte ndalur për disa orë edhe rryma, por u rikthye”, tha Sasho Klekovski.

Të ngjashme