Ekonomia Online
FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë, mbështetje për punësim dhe aftësim profesional

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë, mbështetje për punësim dhe aftësim profesional

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare (MPFVLÇ) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë nënshkruar Marrëveshjen e Zbatimit për projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave (EEW)”, i cili synon të rrisë mundësitë e grave në tregun e punës dhe të përmirësojë përfshirjen e tyre ekonomike në Kosovë. Projekti do të fokusohet në krijimin […]

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare (MPFVLÇ) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë nënshkruar Marrëveshjen e Zbatimit për projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave (EEW)”, i cili synon të rrisë mundësitë e grave në tregun e punës dhe të përmirësojë përfshirjen e tyre ekonomike në Kosovë.

Projekti do të fokusohet në krijimin e kushteve më të mira strukturore, individuale dhe sociale për gratë, me vëmendje të veçantë ndaj grave nga zonat rurale dhe kategorive më pak të përfaqësuara.

Përmes kësaj iniciative parashihet përmirësimi i shërbimeve të punësimit, forcimi i kapaciteteve institucionale, orientimi në karrierë, aftësimi profesional dhe promovimi i politikave aktive të tregut të punës, me qëllim krijimin e mundësive të reja për pjesëmarrjen e grave në jetën ekonomike.

Në kuadër të projektit do të ketë bashkëpunim të ngushtë edhe me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e ndërmarrjeve sociale. Për këtë qëllim do të krijohet një grup i përbashkët pune dhe do të zhvillohet një vlerësim i nevojave, i cili do të shërbejë si bazë për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme.

Marrëveshja e nënshkruar është pjesë e bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në kuadër të marrëveshjeve për bashkëpunim ekonomik dhe teknik mes dy vendeve.

Palët vlerësuan se ky projekt përbën një hap të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës, duke kontribuar në rritjen e mundësive për punësim dhe fuqizimin e rolit të grave në ekonomi dhe shoqëri.

Të ngjashme